Vdes në Klinikën Infektive 59 vjeçari me COVID19 nga Prizreni

Aktuale

Vdes në Klinikën Infektive 59 vjeçari me COVID19 nga Prizreni

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat