Ky është 59 vjeçari nga Prizreni që vdiq sot nga COVID-19 - Bota Sot
Ky është 59 vjeçari nga Prizreni që vdiq sot nga COVID-19

Aktuale

Ky është 59 vjeçari nga Prizreni që vdiq sot nga COVID-19

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:51
Ky është 59 vjeçari nga Prizreni

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërsa, media mëson se viktima e 30-të, nga COVID-19 në Kosovë është Agim Hoxha dhe ishte 59 vjeçar.

Kujtojmë që në Kosovë sipas IKSHPK-së, deri më tash janë infektuar 1032 persona, nga ta 789 janë tashmë të shëruar.

E, për herë të parë që nga rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në Kosovë, mbrëmë nuk doli asnjë rast pozitiv.

Derisa nga dita e enjte, pritet të hapen edhe objektet fetare, ndërsa do të rritet liria e lëvizjes së lirë e qytetarëve në 16 orë, me mundësi daljeje nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 21:00 në mbrëmje.

Ndryshe, me 1 qershor do të nis aplikimi edhe i Fazës së III-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat