Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

Aktuale

Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:53
LDK

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Agim Hoxha.

Lajmin e ka bërë publik LDK në Prizren, derisa kryetari i kësaj dege, Anton Quni ka ngushëlluar familjen e Hoxhës.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndeges së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjecare.

Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.

Do të na mungoi shumë.

Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjës Hoxha, miqëve, bashkëpartiakëve, bashkëveprimtarëve, kolegëve arsimtar, dhe gjithë fshatit Randobravë.

Shpirti i bëftë dritë!
U prehtë në paqen e amshueshme!

Lamtumirë, Agim!

LDK – Prizren
Kryetar,
Anton Quni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat