Zëdhënësi i VV-së për Thaçin: Kur po përfundon pandemia suksesshëm po thërret për respektim të masave

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së për Thaçin: Kur po përfundon pandemia suksesshëm po thërret për respektim të masave

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë për Presidentin Hashim Thaçi se tash po bën thirrje të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Manxhuka është shprehur se Thaçi ka dështuar që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

“Personi që bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë që erdhën si rezultat i rekomandimeve të IKSHP-se dhe i njëjti që frekuentonte kafiteritë, dhe i njëjti që shkeli këto rekomandimet të përkthyera në rregulla kur doli në Shqiperi, sot na foli se si duhet te respektohen rekomandimet e IKSHP-se, tash kur jemi në përfundim të suksesshëm të pandemisë, ky që dështoi të shpalle gjendje të jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat