Këshilltari i Thaçit i kundërpërgjigjet Avni Zogianit: Grupi i Kurtit janë kapësit e Qeverisë

Aktuale

Këshilltari i Thaçit i kundërpërgjigjet Avni Zogianit: Grupi i Kurtit janë kapësit e Qeverisë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:05
Adil Behramaj

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit Avni Zogiani.

Behramaj ka thënë se Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, sipas tij, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin.

“Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin!

Ju nuk jeni Qeveria e Kosovës, por kapësit e saj. As partner për qeverisje më nuk po gjeni. Si abuzues të pushtetit jeni shkarkuar nga 2/3 e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Behramaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat