Behgjet Pacolli me fjalë të mira për Vjosa Osmanin, pëlqen idetë e saj për zgjidhjen e krizës

Aktuale

Behgjet Pacolli me fjalë të mira për Vjosa Osmanin, pëlqen idetë e saj për zgjidhjen e krizës

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:46
Vjosa Osmani

Behgjet Pacolli ka lavdëruar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, duke thënë se është rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i kanë pëlqyer idetë e saj për zgjidhjen e krizës dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë. Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqsonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj.
Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat