Fon der Lajen ftoi evropianët të mbështesin planin e saj 750 miliardë euro të ndihmës për sanimin e ekonomisë pas pandemisë

Aktuale

Fon der Lajen ftoi evropianët të mbështesin planin e saj 750 miliardë euro të ndihmës për sanimin e ekonomisë pas pandemisë

Nga: Fatmir Beka Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:54
Fon der Lajen

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen ka ftuar evropianët që “të lënë paragjykimet” dhe të mbështesin planin e saj të sanimit të ekonomisë prej 750 miliardë euro pas pandemisë, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Ndaj këtij pani janë përmbajtur- abstenuar Holanda, Danimarka, Austria dhe Suedia që për mbështetje të ekonomisë së BE-së vetëm përmes huas dhe jo me subvencione, ndërkohë që Lajen propozon dy opsionet.

Fon der Lajen ka sqaruar deputetët evropian se Komisioni synon që në emër të BE-së të ngrit 750 miliardë nga tregjet financiare  prej të cilave “500 miliardë euro do distribuohen në formë subvencioni, ndërsa 250 miliardë si hua shteteve anëtare”.

Ajo ka shtuar se këto subvencione paraqesin “investim” për të ardhmen e prioriteteve në BE – “forcimin e tregut të brendshëm, digjitalizimin (ekonomisë) “marrëveshjen e gjelbër” evropiane dhe “qëndrueshmërinë”.

„Kjo është nevojë emergjente për krizën e jashtëzakonshme” insistoi kryetarja e KE duke ftuar “të lehen anash paragjykimet”.

Fon der Lajen nënvizoi se kriza e tanishme “është e madhe”, por edhe “mundësia për Evropën është e madhe dhe përgjegjësia e jona që të bëjmë të nevojshmen në këtë situatë”.

Kryeministri italian Gjuzepe Konte ka përshëndetur planin e Fon der Lajen si “ shenjë e jashtëzakonshme nga Brukseli”.

„Kjo me të vërtetë shkon në drejtimin që ka shënjuar Italia. Na kanë quajtur vizionar sepse kemi besuar në këtë që nga fillimi” ka shkruar Konte në Tviter dhe ka ftuar “në përshpejtimin e bisedimeve dhe lirimin e shpejtë të mjeteve” si ndihmë ekonomive evropiane.

Ministri francez i financave Bruno Le Mer është në fjalën para senatit francez ftoi vendet evropiane anëtare të BE-së përfshirë Holandën, Danimarkën , Austrinë dhe Suedinë që të mbështesin planin “historik” prej 750 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat