Nagavci tregon pritjet rreth vendimit të Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Aktuale

Nagavci tregon pritjet rreth vendimit të Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:16
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka shprehur besimin se Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Dy ditë para se Kushtetuesja të marrë vendimin final nëse Avdullah Hoti do të ketë ose jo të drejtën të formojë qeverinë e re, Nagavci pret që vendimet e saj të jenë në anën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fakti që ne e kemi dërguar dekretin e presidentit për vlerësim në Kushtetuese, sepse besojmë se është antikushtetuese dhe presim që argumentet juridike janë në anën tonë”, tha Nagavci në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat