​Thaçi mbron dekretin e tij për mandatarin

Aktuale

​Thaçi mbron dekretin e tij për mandatarin

Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:57
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dy ditë para marrjes së vendimit final të Kushtetueses, ka thënë se dekreti për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit është i drejtë.

Ai nuk ka dashur të komentojë vendimin e Kushtetueses rreth mandatarit.

“Nuk jam në betejë me asnjë parti politike dhe as me Kurtin, por jam për të ruajtur shtetin. Jam i bindur se dekreti për nominimin e Avdullah Hotit është i drejtë, i qartë dhe i saktë. I kam dorëzuar argumentet e mia dhe i mbetet Kushtetueses të vendosë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka përsëritur se askush nga Presidenca dhe as vetë ai nuk kanë bërë presion ndaj Kushtetueses, siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se të gjithë duhet të zotohen për respektimin e vendimit të Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat