Hashim Thaçi me akuza të rënda për Albin Kurtin

Aktuale

Hashim Thaçi me akuza të rënda për Albin Kurtin

Nga: Bota sot Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:09
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

I pari i vendit ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të të parit të ekzekutivit.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë shkelje kushtetuese, dhe se po kërcënon e shantazhon analistët e gazetarët ai bashkë me grupin e tij.

Ndërsa sa i përket shkeljeve Kushtetuese që ka gjetur gjykata lidhur me Asociacionin e Komunave serbe, ai thotë se ato kanë qenë devijime dhe jo shkelje Kushtetuese.

Thaçi mes tjerash ka thënë se Kurti është mbyllur në institucione dhe po i përdor ato për ideologjinë e tij.

“Nuk ka në botë që kryeministri të organizoje protestë, siç do ta bëjë nesër protestën, kundër institucioneve që gjendet vet”, ka deklaruar i pari i vendit, përcjell “Bota sot”.

Thaçi ka përsëritur se askush nga Presidenca dhe as vetë ai nuk kanë bërë presion ndaj Kushtetueses, siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se të gjithë duhet të zotohen për respektimin e vendimit të Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat