Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës

Aktuale

Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:16
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me akuza të rënda ndaj drejtuesve të Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.

Ai  tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë shkelje të mëdha, duke ngritur dyshime edhe për keqpërdorime të mëdha të buxhetit.

Akuzat më të rënda i kishte ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas tij, familjarëve të Haxhiut i është gjetur një laborator për përpunimin e drogës.

Ai ka theksuar se kryeministri në detyrë është përgjegjës për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani.

Thaçi ka akuzuar rëndë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti edhe për çështjen e Astrit Deharit.

Ai tha se vdekja e Astrit Deharit u hesht me ardhjen e Kurtit në pushtet.

Madje, ai ngriti akuza duke thënë se vdekja e Astrit Deharit çon në mentalitetin e Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat