Abazi: Deklarata e Thaçit është gënjeshtër e kulluar

Aktuale

Abazi: Deklarata e Thaçit është gënjeshtër e kulluar

Më: 28 maj 2020 Në ora: 00:20
Hashim Thaçi dhe Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, e ka quajtur ‘rrenc dhe të poshtër’, presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Abazi ka thënë që nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratat e presidentit Thaçi.

“Më vjen keq që detyrohem të reagoj në formën e tillë, të drejpërdrejtë. Por, etapa e manipulimit të publikut dhe krijimi i konfuzioneve për qytetarët, duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë”.

“Deklarata e tij [Thacit], është një gënjeshtër e plotë e kulluar. Nuk është bërë intereferimi në Qendrën Kombëtar të Sigurisë”.

“Përgjegjës për mbarëvajtjen e takimeve aty janë personeli që ne e kemi trashëguar. Organet e hetuesisë, kam bërë thirrje publike që të merren me çështjen në fjalë dhe asnjë nga emrat e apostrofuar nga presidenti nuk kanë asnjë rol në zhdukjen e transkripit të takimit të Qendrës së Sigurisë Kombëtare”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat