Akuzat për laborator droge, Albulena Haxhiu: Familjarët e mijë do ta padisin Thaçin në Zvicër

Aktuale

Akuzat për laborator droge, Albulena Haxhiu: Familjarët e mijë do ta padisin Thaçin në Zvicër

Nga: A.M. Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:44
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth akuzave të këtij të fundit se familjarë të kësaj të fundit kanë laborator droge.

Haxhiu në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se familjarët e saj me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.

Postimi i plotë:

President shpifës

Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista!

Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicrane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës.

Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta.

Le të dalin e të flasin publikisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat