Vjosa Osmani: Qeveria që deshi ta shpërblej Serbinë me territor, dëshiron të na qeverisë prapë

Aktuale

Vjosa Osmani: Qeveria që deshi ta shpërblej Serbinë me territor, dëshiron të na qeverisë prapë

Nga: H.O. Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:39
Ilustrimi/Birn

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një postim të saj në Twitter ka shpërndarë një shkrim të gazetares Jeta Xharra lidhur me shpenzimet e qeverisë së mëparshme.

Osmani shkruan se sipas këtij raporti, Qeveria Haradinaj ka shpenzuar paratë e taksapaguesve, për të shpërblyer Serbinë me territorin e Kosovës. Madje të njëjtit duan të qeverisin prapë.

Postimi i plotë:

Qeveria e mëparshme ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për 'modifikimin e territorit', dmth për të 'shpërbyler' Serbinë me territon e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë.  Disa nga ata që janë në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen prapë dhe të qeverisin prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat