Ky është reagimi i Konjufcës, pasi e mori vesh live në emision se Kushtetuesja ka vendosur pro Thaçit

Aktuale

Ky është reagimi i Konjufcës, pasi e mori vesh live në emision se Kushtetuesja ka vendosur pro Thaçit

Nga: D.RR Më: 28 maj 2020 Në ora: 22:45
Glauk Konjufca

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë vendim pro dekretit të Thaçit, përcjellë "Bota sot".

Konjufca ishte live në emsionin "Rubikon" kur u kumtua lajmi, teksa vendimin e ka quajtur skandaloz.

“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”, ka thënë Konjufca.

Ai thotë se Vetëvendosja do t'i drejtohet komisionit të Venecias për sqarime të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat