Boiken Abazi i reagon Kushtetueses: Po e eleminoni vullnetin e popullit - Bota Sot
Boiken Abazi i reagon Kushtetueses: Po e eleminoni vullnetin e popullit

Aktuale

Boiken Abazi i reagon Kushtetueses: Po e eleminoni vullnetin e popullit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 11:03
Albin Kurti dhe Boiken Abazi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Abazi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese jo vetëm që e ka rikshkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit.

“Gjykata e kapur Kushtetuese në Kosovë jo vetëm e ka rishkruar Kushtetutën, por edhe e ka eliminuar vullnetin e popullit me këtë vendim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Më tej, Abazi shton se në letër mund të tentohet të zhduket vullneti i popullit, por sipas tij, nuk mund t’ia ndalësh një populli të duket.

Ndryshe, mbrëmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur aktgjykimin në lidhje me çështjen e dekretit të presidentit për mandatarin.

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Ky aktgjykim është arsyetuar në detaje në 36 pika.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat