Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të tij, Hashim Thaçi ka një thirrje publike

Aktuale

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të tij, Hashim Thaçi ka një thirrje publike

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2020 Në ora: 11:37
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që mori në favorin e tij për të mandatar Avdullah Hotin për kryeministër sot ka bërë thirrje publike për të zbatuar këtë vendim.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi kërkon nga të gjitha partitë politike dhe nga institucionet që të respektojnë këtë vendim të Gjykatës.

Ai thotë se, duhet që ta ruajmë rendim kushtetues, paqen dhe stabilitetin.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi që Kosova është e ndërtuar mbi themele të forta dhe ka demokraci të qëndrueshme, e cila i përgjigjet vullnetit të popullit si tërësi.

Tani duhet sa më parë që të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale. U bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike, që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të punojnë së bashku që ta kemi tranzicion të rregullt.

Duhet ta ruajmë rendin kushtetues, integritetin e sistemit të drejtësisë, paqen dhe stabilitetin.

Duhet të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të sjellim zhvillim e prosperitet për të gjithë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat