Këshilltari i Thaçit reagon ndaj Kurtit: Thirrja në popull është thirrje në pakicën - Bota Sot
Këshilltari i Thaçit reagon ndaj Kurtit: Thirrja në popull është thirrje në pakicën

Aktuale

Këshilltari i Thaçit reagon ndaj Kurtit: Thirrja në popull është thirrje në pakicën

Nga: G.B Më: 29 maj 2020 Në ora: 11:55
Artan Behrami

Artan Behrami, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se 83 deputetë e shkarkuan Albin Kurtin por ai nuk e pranoi, e tani nuk po e pranon as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai nuk e pranon parimin e shumicës në demokraci, se thirrja në popull është thirrje në pakicën.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Mbi 83 deputetë të Kuvendit të Kosovës, që përfaqësojnë mbi 80% të popullit, e shkarkuan Albin Kurtin. Por, ai nuk e pranoi asnjëherë.

Në mënyrë unanime, Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të demokracisë parlamentare i dha dje të drejtë të gjitha veprimeve të Presidentit për zhbllokimin e situatës. Kurti as këtë vendim nuk po e pranon!

Ai nuk e pranon parimin e shumicës në demokraci. Thirrja në popull është thirrje në pakicën, e cila i nënshtrohet dominimit të aspiratave diktatoriale të Albin Kurtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat