Kjo është e tmerrshme: Goran Rakiq zëvendëskryeministër i Kosovës, fut duart thellë në informacione sekrete të Kosovës - Bota Sot
Kjo është e tmerrshme: Goran Rakiq zëvendëskryeministër i Kosovës, fut duart thellë në informacione sekrete të Kosovës

Aktuale

Kjo është e tmerrshme: Goran Rakiq zëvendëskryeministër i Kosovës, fut duart thellë në informacione sekrete të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:18
Goran Rakiq

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti ka alarmuar se Goran Rakiq, të cilin e quan satelit të Alekandër Vuçiqit mund të bëhet zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kurti në Facebook shkruan se, Rakiqi po i fut duart thellë në informacionet sekrete të Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër tashmë koalicionin e ri që pritet të formoj Qeverinë e re për këtë gjë.

Kurti në fund u bën thirrje të gjithat deputetëve që mos ta votojnë Qeverinë e re e cila do të varet nga Lista Serbe.

Postimi i plotë:

SATELITI I VUÇIÇIT -Goran Rakiq është në lojë për postin e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës dhe i njëjti nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Republikën tonë e quan Kosovë e Metohi.

Sateliti i Vuçiçit, Goran Rakiq po i fut duart thellë jo vetëm në qeverinë e re të Kosovës, por edhe në informacione sekrete të një shteti që e lufton hapur dhe nuk ia njeh ekzistencën.

Ju që bëni koalicion dhe flirtoni edhe me dreqin vetëm për ta kapur prapë shtetin a keni pak dinjitet e moral? Mendoni se populli është ende si para 20 viteve që mund ta mashtroni e manipuloni?

Republikanët ju bëjnë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ju ka mbetur ende pak dinjitet dhe respekt për popullin dhe historinë tonë të përgjakur - MOS TA VOTOJNË NJË QEVERI E CILA DO TË VARET NGA LISTA SERBSKA E (VUÇIÇIT).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat