Nga zyra e Kurtit me reagim të ashpër ndaj Isa Mustafës: Emri i presidentit paska qenë Hashim Thaçi - Bota Sot
Nga zyra e Kurtit me reagim të ashpër ndaj Isa Mustafës: Emri i presidentit paska qenë Hashim Thaçi

Aktuale

Nga zyra e Kurtit me reagim të ashpër ndaj Isa Mustafës: Emri i presidentit paska qenë Hashim Thaçi

Nga: D.RR Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Të revoltuar kanë mbetur zyrtarët e Vetëvendosjes, pas vendimit të Kushtetueses që mbrëmë vendosi pro dekretit të Thaçi që i hap rrugë formimit të qeverisë Hoti.

Një reagim tjetër ka ardhur nga zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ku zyrtari Arianit Beqiri totë se për pesë muaj negociata për koalicion, Isa Mustafa insistonte ose ta merrte pozitën e presidentit LDK-ja, ose nuk do të hynte fare në koalicion me VV.

Sipas Beqirit, duket se Isa Mustafa paska dashur t'ia siguroj Hashim Thaçit edhe për një mandat.

Postimi i tij i plotë:

5 muaj negociata për koalicion, Isa Mustafa insistonte ose ta merrte pozitën e presidentit LDK-ja, ose nuk do të hynte fare në koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Pafundësisht herë janë pyetur se cilin emër do ta propozojnë për president, por asnjëherë nuk treguan.

Sot, duket se ulësen e presidentit, Isa Mustafa paska dashur t'ia siguroj Hashim Thaçit edhe për një mandat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat