Mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve - Bota Sot
Mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Aktuale

Mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:53
Mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, Qendra e Studentëve në Prishtinë, nuk do të përdoret më për karantinë.

Grupi i fundit prej 30 qytetarëve janë liruar mbrëmë pas 1 jave qendrim në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Para vendimit për të dal nga karantina, të gjithë janë nështruar testimit për COVID-19 dhe pas publikimit të rezultateve negative, me përciellëjenn e FSK-së dhe policisë së Kosovës, ata janë dërguar në shtëpi për të qedruar edhe për 14 ditë tjera në vetizolim.

Këto informacione i ka dhënë menaxheri i Qendrës së Studetëve, Valdet Hashani.

“Grupi i fundit i qytetarëve që kanë qendruar një javë, pas rekomandimeve të IKSHPKsë, të gjithë kanë rezultuar negativ dhe me përcielljen e FSK-së dhe policisë së Kosovës, kanë shkuar në shtëpitë e tyre. Nga ky moment mund të themi se kararantina zyrtarish shpallet e mbyllur”, ka thënë Hashani.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë të liruarit nga karantina, kanë nëshkruar një deklaratë nën betim se do të vetizolohen edhe për 14 ditë të tjera.

“Nënshkruajnë deklaratën nën betim se do të vazhdojnë edhe për 14 ditë të tjera të qendrojnë në shtëpi dhe kjo do të vlejë për të gjithë qytetarët që vinë në Kosovë deri në një rekomandim të ardhshëm nga IKSPSHK”, ka thënë Hashani

Nga 18 marsi, në Qendrën e Studentëve ishin karantinuar mbi 1500 qytetarë, ku vetëm 11 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat