Hoti flet për dialogun, Vasfije Krasniqi e pyet se çfarë do të bëjë lidhur me krimet e luftës në Kosovë

Aktuale

Hoti flet për dialogun, Vasfije Krasniqi e pyet se çfarë do të bëjë lidhur me krimet e luftës në Kosovë

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:02
Vasfije Krasniqi Goodman

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman i ka reaguar në një postim kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti i cili ka thënë se qeveria e re e Kosovës do të koordinohet me partnerët ndërkombëtar për largimin e pengesave në dialogun me Serbinë.

Në një postim në Twitter, Krasniqi Goodman pyet Hotin se çfarë do të bënte ai si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë e Serbisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

“Unë do të doja të di se çfarë ju do të bëni si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë serbe për krimet e rënda të luftës të kryera në Kosovë”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat