Flasin nga AKR-ja, tregojnë se a do ta votojnë Qeverinë “Hoti”

Aktuale

Flasin nga AKR-ja, tregojnë se a do ta votojnë Qeverinë “Hoti”

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:51
Behgjet Pacolli

Gjykata Kushtetuese ditë më parë, ia dha dritën e gjelbër koalicionit LDK-AAK-Nisma-Lista Serbe, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në lidhje me atë se a do të jetë pjesë e kësaj Qeveria edhe partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, ka folur nënkryetari i kësaj partie, Fatmir Matoshi.

Ai tha se AKR-ja do ta votojë Qeverinë në krye me Avdullah Hotin e LDK-së, por disponimi i kësaj partie nuk është që të bëhet pjesë e Qeverisë.

“AKR-ja do ta votojë Qeverinë ‘Hoti’, por aktualisht disponimi është me mbetë në opozitë, tash nuk e dina kur ka me u thirr seanca dhe çfarë do të ndryshojnë deri atëherë. Por, ajo që dihet është se AKR-ja do t’ia jep votat  për themelimin e kësaj Qeverie, për momentin ka disponim  që  mos me u bë pjesë e qeverisë”, tha Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat