Donika Kadaj-Bujupi ftohet të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Aktuale

Donika Kadaj-Bujupi ftohet të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 15:17
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka ftuar Kadaj-Bujupin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2015.

Janë rreth 20 deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin arrestuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat