NISMA godet Kurtin për karantinimin e qytetarëve dhe taksimin e kamionëve që hyjnë nga Shqipëria

Aktuale

NISMA godet Kurtin për karantinimin e qytetarëve dhe taksimin e kamionëve që hyjnë nga Shqipëria

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:33
NISMA

NISMA Socialdemokrate, përmes shefit të grupit të saj parlamentar, Haxhi Shala, ka kritikuar sjelljen e sotme të qeverisë në largim, për vendimin e mbrëmshëm, ku obligon të gjithë kamionët  që vijnë nga Shqipëria të taksohen me mbi 22 euro për dezinfektimin e mallrave dhe për më keq, ka urdhëruar policinë e Kosovës që edhe qytetarët e Shqipërisë të karantinoren për 7 ditë.

Shala shkruan në faqen e tij në FB, se këto veprime të liga ndaj Shqipërisë, po i bën pushteti në ikje i LVV, që deri para se të vinin në pushtet e kanë përdorur patriotizmin si mjet populist.

Gjithashtu, deputeti Shala, ka shkruar se, pagesa e dezinfektimit të mallrave që po hyjnë nga Shqipëria në Kosovë është më tepër se plaçkitje.

Postimi i plotë i deputetit Shala:

“Ata, përkatësisht pushteti i VV-së, që deri dje u thirreshin në mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e ekonomisë menjëherë pas heqjes së masave kufizuese për biznese, të njëjtit tani po e vështirësojnë punën e tyre.

Shumë kontradiktore, kujtojmë se janë po të njëjtit të cilët para se të vinin në pushtet e kanë përdorur patriotizmin si mjet populist, duke bërë thirrje për heqjen e barrierave tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, pra duke u thirrur në emër të idesë për bashkim kombëtar.

Pagesa e dezinfektimit të mallrave që po hyjnë nga Shqipëria në Kosovë është më tepër se plaçkitje. Pagesa prej 22.5 euro e tejkalon çdo standard dhe si e tillë është shume e shtrenjtë.”

H. SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat