Bekim Jashari flet për propozimin për Muratin, ka një porosi për Vetëvendosje - Bota Sot
Bekim Jashari flet për propozimin për Muratin, ka një porosi për Vetëvendosje

Aktuale

Bekim Jashari flet për propozimin për Muratin, ka një porosi për Vetëvendosje

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 00:29
Bekim Jashari

Emri i Murat Jasharit sot ishte temë e lajmeve vendore si kandidat për kryeministër në Qeverinë e  përkohshme.

Kështu të paktën kanë propozuar disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë shprehur se përfaqësuesi më i denjë për këtë post do të ishte njëri nga familja emblematike e kombit tonë, siç është Murat Jashari.

Rreth këtij propozimi foli kushëriri i të lartcekurit, përndryshe edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili u shpreh se “për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe”.

Megjithatë, ai mendon se për këtë fillimisht është dashur të njoftohej Murat Jashari dhe më pas të jepeshin deklarata mediatike.

​“Mendoj që është dashur të jenë pak më të kujdesshëm, me e thirr me fol me të e pastaj me e dhënë propozimin”.

“Paraprakisht është dashur të konsultoheshin me Muratin. Liburnin e dëgjova, apo kushdo qoftë qe e ka propozuar, besoj qe e ka pasur me qëllim të mirë, por ishte dashtë me u ulë e me bisedu me Muratin. Ma merr mendja që nuk kanë folur paraprakisht me të”.

“Për mua është një gjë e re që s’e ka biseduar askush deri sot, por për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe. Nuk e di”.

“Megjithatë tash mendoj që është gjithçka vonë, se nesër është seanca për Qeverinë e re. Kanë  pasur kohë mjaftueshëm prej kur është votuar shkarkimi i Qeverisë për këto ide e propozime”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat