Besnik Tahiri premton se do të punojë për interesa të shtetit të Kosovës

Aktuale

Besnik Tahiri premton se do të punojë për interesa të shtetit të Kosovës

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:28
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, marrjen e pozitës së re në Qeverinë Hoti, e ka quajtur privilegj dhe përgjegjësi, duke premtuar se do të punojë për interesa të vendit.

Tahiri i cili vjen nga radhët e AAK-së, ka thënë se postin e tij nuk e sheh si privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit dhe shoqërisë.

“Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit. Do të angazhohem si përherë, të mos kufizohem në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit. Do të vazhdoj ta kultivoj debatin përmbajtjesor, konsultimin e përhershëm dhe bashkëpunimin pa dallime në funksion të punëve të mira që mund t’i bëjmë së bashku. Si shtet dhe shoqëri, e kemi domosdoshmëri të marrim më të mirën nga secili, duke sjell sinergji në funksion të progresit, zhvillimit dhe synimeve tona të përbashkëta euro-atlantike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat