Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismajli ka kërkuar lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u arrestua pse e quajti presidentin Thaçi, hajn.
Ajo ka shkruar se e drejta e protestimit, është e garantuar.
“Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
E drejta e protestimit, në kuadër të konjukturave ligjore është e garantuar pavaresisht bindjeve politike dhe ideologjike.
Çdo shpërputhje e kësaj të vërtete është e papranueshme, sidomos kur kjo vie mbi gjykimet dhe trajtimet selektive të institucioneve.
Kërkoj lirimin e aktivistit politik Veron Hasani, si akt garantues i yni shtetëror për lirinë e protestës dhe fjalës së lirë!