Hoti flet nga qeveria: Do t’i forcojmë miqësitë me Amerikën dhe vendet partnere

Aktuale

Hoti flet nga qeveria: Do t’i forcojmë miqësitë me Amerikën dhe vendet partnere

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 08:13
Qeveria Hoti

(E plotësuar) - Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e parë me kabinetin qeveritar tha se do të fuqizojnë miqësinë me partnerë ndërkombëtar të shtetit, dhe se do të marrin përsipër procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti, i cili u votua kryeministër dje në Kuvendin e Kosovës, tha se prioritet i qeverisë që ai e udhëheq është të luftojnë pandeminë Covid-19, të rimëkëmbjen ekonominë dhe të forcojnë shtetin ligjor.

Me gardë ceremoniale, i vetëm, Avdullah Hoti arriti sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe detyrën nuk ia dorëzoi Albin Kurti, i cili deri sot udhëhoqi me qeverinë.

Hoti, me të gjithë kabinetin qeveritar mbajtën mbledhjen e parë të qeverisë, që është e karakterit ceremonial.

Në fjalimin e tij të parë në ekzekutiv, Hoti përmendi miqësinë me ndërkombëtarët dhe dialogun me Serbinë.

Hoti: Do të fuqizojmë miqësitë tona me partnerët ndërkombëtarë

“Prioritetet tona janë, përveç luftës kundër kësaj pandemie dhe rimëkëmbjes ekonomike, forcimi i shtetit ligjor, fuqizimi i miqësive tona me partnerët tanë ndërkombëtar, marrje përsipër në baza kushtetuese të procesit të dialogut, adresimi i nevojave në arsim, në shëndetësi, në arsim në veçanti duke pasur parasysh kushtet që janë krijuar tash për shkak të pandemisë, dhe në veçanti të shëndetësia për të krijuar kapacitete afatgjata të sistemit tonë shëndetësor, për të përballur situatën me pandeminë, por edhe fusha të tjera, një program shumë i pasur i zhvillimit ekonomik në sektor të ndryshëm”, tha Hoti

Hoti tha se do të nisin menjëherë me adresimin e sidave, që sipas tij, pandemia dhe çështjet e rimëkëmbjes ekonomike janë prioritet.

Hoti: Do të jemi llogaridhënës para gjithë deputetëve të Kuvendit

“Qeveria e re e ka për obligim t’i japë frymë demokracisë sonë të brendshme, në respektim të rendit të ligjit dhe t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës së vendit. Do të punojmë bashkë në realizimin e një programit qeverisës mes gjithë partnerëve të këtij koalicioni, duke qenë llogaridhënës para gjithë deputetëve të Kuvendit ë Kosovës, pozitë e opozitë, duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike në vend. Është një program ambicioz të cilin e kemi dakorduar së bashku në javët e fundit, unë besoj në atë program, besoj në këtë ekip të shkëlqyeshme nga partnerët e koalicionit që kanë ofruar”, tha Hoti.

Avdullah Hoti, i cili erdhi në pushtet nga një marrëveshje politike pas rrëzimit të qeverisë, tha se për herë të parë një Qeveri e Kosovës do të ketë një program që merr parasysh nevojat që kanë grupet e caktuara të shoqërisë në Kosovë, duke theksuar arsim cilësor dhe shërbime më të mira në shëndetësi.

Hoti falënderoi mjekët, policët dhe shërbimet e tjera për punën e kryer gjatë pandemisë COVID-19, ndërkohë shprehu ngushëllime për familjet e viktimave të cilave u zotua se qeveria do t’u qëndrojë pranë.

Avdullah Hoti u kthye në qeveri dy muaj pasi Albin Kurti e shkarkoi nga posti i zëvendëskryeministrit pak orë pas rrëzimit të qeverisë më 25 mars.

***

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e parë të Qeverisë, ka thënë se prioritet gjatë qeverisjes së tij do të jetë lufta me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe fuqizimi i miqësive me partnerët ndërkombëtar.

Në fillim të mbledhjes, ai ka falenderuar punëtorët shëndetësorë për profesionalizimin e treguar në menaxhimin e situatës, derisa u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave nga kjo pandemi.

“Dëshiroj të fillojë këtë mbledhje me një falendërim për stafin mjekësor, të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e situatës me COVID-19, zyrtarët policorë, bizneset private, ndërmarrjet publike, dhe të shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që janë prekur nga kjo pandemic. Ne do të iu qëndrojmë afër gjatë gjithë kohës”, ka thënë Hoti.

Ka thënë se do të ndërtohet një diskurs tjetër në komunikim si brenda qeverisë, ashtu edhe me opozitën, shoqërinë civile e mediat.

“Do të ndërtohet një diskurs tjetër edhe brenda qeverisë edhe me opozitën, shoqërinë civile e mediave, duke ofruar transparencë të plotë.  Prioritet tona përveç luftës ndaj pandemisë dhe rimëkëmja ekonomike , forcimi i shtetit ligjor,  fuqizimi i miqësive tona me partnerët ndërkombëtar , marrja sipër në baza kushtetuese e procesit të dialogut dhe adresimi i nevojave në arsim e shëndetësi”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, kabineti qeveritar do të këtë përbërje: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë, Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër, Albulena Bala – Halimi, zëvendëskryeministre, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Hykmete Bajrami, ministre e Financave, Besjan Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni, mbetet ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal.

***

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti ka arritur në ndërtesën e ekzekutivit, në ditën e tij të parë të punës si udhëheqës i këtij institucioni.

Ai ka arritur i vetëm në qeveri, me gardë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por në hyrje te ndërtesës pritej vetëm nga sekretari i qeverisë dhe jo nga paraardhësi i tij, ish-partneri i koalicionit qeverisës, Albin Kurti.

Hoti i LDK-së që u zgjedh dje kryeministër, do të mbajë sot mbledhjen e parë të qeverisë.

Hera e fundit kur Hoti ishte në ekzekutiv ishte sa mbante postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Kurti, dhe që u shkarkua nga shefi i tij i atëhershëm.

***

Është mbajtur ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti.

Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, ani pse sipas protokollit iu është dashur t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Me 61 vota “për”ditën e mërkure Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër i vendit.

Hoti niset drejtë Qeverisë, thotë se po ndihet shumë mirë

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti është drejtuar në objektin qeveritar ku zyrtarisht do të marrë postin e shefit të ekzekutivit.

Hoti shkurt tha se si kryeministër i vendit po ndihet shumë mirë.

“Po ndihem mirë, një ditë e zakonshme pune. E kemi një program qeverisës dhe do të vazhdojmë me të”, tha Hoti kur u pyet për punën e parë që do ta bëjë si kryeministër.

Policia e Kosovës vendoset para banesës së kryeministrit Avdullah Hoti

Nga kjo banesë, Avdullah Hoti do të dal si kryeministër i vendit, i cili u zgjedh të mërkurën me 61 vota.

E para banesës së tij, po qëndron Policia e Kosovës, e cila do të konteollojë hyrje-daljet e banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat