Zemaj merr detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Aktuale

Zemaj merr detyrën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:24
Armend Zemaj

Ministri i ri i Shëndetësisë Armend Zemaj mori sot detyrën e tij në krye të këtij dikasteri.

Ai zhvilloi sot një takim me sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkoi që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.

Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve  shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat