Konjufca nënshkruan peticioni, fton qytetarët për nënshkrim zgjidhje e vetme zgjedhjet

Aktuale

Konjufca nënshkruan peticioni, fton qytetarët për nënshkrim zgjidhje e vetme zgjedhjet

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2020 Në ora: 15:13
Glauk Konjufca

Ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka nënshkruar peticioni në të cilin kërkohen zgjedhjet.

Ai fton të gjithë ata të cilët nuk e kanë nënshkruar deri më tani që ta nënshkruajnë duke thënë se e vetjma zgjidhje janë zgjedhjet.

Postimi në Facebook:

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara.

Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat