Flet Agim Veliu pasi u rikthye në postin e ministrit të brendshëm

Aktuale

Flet Agim Veliu pasi u rikthye në postin e ministrit të brendshëm

Nga: D.RR Më: 4 qershor 2020 Në ora: 18:00
Agim Veliu

Ministri i sapo rizgjedhur në krye të Ministrisë së Brendshme, Agim Veliu ka thënë se si rikthimi i tij në këtë post është për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se do ta luftojë krimin e korrupsionin, për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave, përcjellë “Bota sot!”.

Postimi i plotë:

Rikthim në punë për të vazhduar angazhimin dhe përmbushjen e detyrave në zbatim të programit të Qeverisë së Kosovës.
Mbetem fuqishëm i vendosur për të punuar fort në arritjen e synimeve për Kosovën, vend i qetë dhe i sigurtë, për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe për arritjen e objektivave të vendit tonë për të siguruar anëtarësim të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat