Abazi: Thaçi shfrytëzoi disa media ndërkombëtare për të ndarë Kosovën

Aktuale

Abazi: Thaçi shfrytëzoi disa media ndërkombëtare për të ndarë Kosovën

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:56
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, ka vazhduar me akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Abazi ka thënë se Thaçi është në siklet të madh, pasi që për rreth 4 muaj qeverisje, Vetëvendosje ia zbuloi planin e tij për ndarje të Kosovës.

Ish-zëvendëskryeministri Abazi ka thënë se Thaçi së bashku me disa ministra të PDK-së dhe me media ndërkombëtare, në vecanërisht ato franceze kanë punuar për të jetësuar planin për ndarje të Kosovës.

“Ajo çka po bën Thaçi është një siklet i madh. Sigurisht që sikleti i tij është që për 4 muaj qeverisje ne kemi parë dosje, e informacione që e vënën Thaçin në dëmtuesin më të madh të vendit, ku me urdhër të tij kanë punuar shumë ministria së bashku me media perëndimore që kanë tentuar të ndajnë Kosovën”, tha Abazi në TV Dukagjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat