Rugova i reagon Vjosa Osmanit: Shko zyrtarisht në VV, po del shumë keq si zëdhënëse e saj

Aktuale

Rugova i reagon Vjosa Osmanit: Shko zyrtarisht në VV, po del shumë keq si zëdhënëse e saj

Nga: G.B Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:49
Vjosa Osmani

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka kundërshtuar heqjen e reciprocitetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka rekomanduar Osmanit që të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV, sepse qëndrimi i saj në LDK sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ajo i ka dy rrugë: ose t'i kthehet partisë dhe të respektojë vendimet e shumicës, ose të shkojë në VV sepse po keq shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjetër.

Postimi i plotë në Facebook:

I rekomandoj Vjosës të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV. Qëndrimi i saj në LDK, thjesht sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së. Me qeverinë Hoti, si formë konkrete e refuzimit të populizmit si model dhe taktikë politike, LDK ka rrezikuar shumë, por kjo nuk është sakrifica jonë e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit, sepse LDK nuk bën aventura me fatin e Kosovës.
Janë dy rrugë: O ktheju partisë dhe respekto vendimet e shumicës, verdiktin e kushtetueses dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik o shko në VV sepse po del shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjeter!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat