Ja sa kamiona u futën nga Serbia në Kosovë pas heqjes së reciprocitetit

Aktuale

Ja sa kamiona u futën nga Serbia në Kosovë pas heqjes së reciprocitetit

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 10:01
Ilustrim

Dje është larguar masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, që nga ky vendim e deri në këto momente sipas Doganës së Kosovës janë futur pesë kamionë me mallra nga Serbia.

Zëdhënësi i  Doganave të Kosovës, Adriatik  Stavileci për median vendore ka thënë se sipas të dhënave që i posedojnë deri më tani janë rreth pesë kamionë që janë futur nga Serbia.

“E diela dhe e shtuna janë kryesisht pushim, por sot nuk ka asnjë. Dje kanë qenë rreth pesë”, ka thënë Stavileci.

Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites është futur kamioni i parë  nga Serbia në Kosovë pas largimit të kësaj mase.

Qeveria Hoti gjatë mbledhjes të mbajtur të shtunën shfuqizoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, me qëllim që, siç u tha, t’i jepet shans rinisjes së dialogut me Serbinë. Pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara kërkuan që bisedimet të rinisin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Pas këtij vendimi të Qeverisë Hoti, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat