Nga sot, qytetarët zyrtarisht mund të lëvizin lirshëm 24 orë!

Aktuale

Nga sot, qytetarët zyrtarisht mund të lëvizin lirshëm 24 orë!

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 07:26
Prishtinë

Duke filluar nga sot, 8 qershor 2020, qytetarët kanë të drejtë lëvizje 24 orë.

Ky vendim u ndërmorë pas shfuqizimit të vendimit të mëhershëm ku lëvizja e qytetarëve nuk lejohej pas orës 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, shkaku i masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë COVID-19.

Përpos kësaj, prej sot personat të cilët hyjnë në Kosovë nga cilido shtet, nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak prej shtatë ditësh.

Kurse në vend të testimit të obliguar për koronavirus, për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vet QKMF-të brenda komunave.

Kosova vazhdon të përballet me koronavrusin, pavarësisht lehtësimit të masave ku vetëm dje u konfirmuan 40 raste të reja të prekur me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 mijë e 234, kurse numri i të shëruarve është 890. Numri i viktimave si shkak i koronavirusit në Kosovë është 31.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat