Familja e veprimtarit të LDK-së, i vrarë pasluftës Haki Imerit, kanë reaguar ndaj Blerim Latifit.
Kjo familje përmes një postimi në Facebook, thonë se Blerim Latifi qenka shqetësuar që Gjykata Speciale nuk i ngritë aktakuzat këtë vit.
Kjo familje thotë se aktakuzat janë në shqyrtim në Gjykatën Speciale dhe kur të shqyrtohen ato shpallen.
Familja Imeri thotë se aktakuzat e Gjykatës Speciale do të ia prishin disponimin.
Postimi i plotë:
Blerim Latifi, qenka "shqetesuar shume "se nuk po u shpalleshin aktkuzat kete vit mbase sipas tij Kryeprokurori Jack Smith po jepka doreheqje per arsye te fushates elektorale te Donald Trumpit...Tek e fundit cka ka lidhje nese jep doreheqje kryeprokurori i dhomave te specializuara kur tashme akakuzat jane ne shqyrtim ne Gjykaten Speciale dhe kur te shqyrtohen shpallen ... .Blerimit i deshirojme sukses ne parashikime informative, te jete i sigurte qe akakuzat do te ia prishin disponimin gazmor qe ka ne favor te krimit te organizuar...
P.s kjo shkresa e meposhtme eshte publikuar me 4 Qershor ne faqen e dhomave te specializuara .
_________________________________________________
Gjatë pandemisë së COVID-19, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë funksionuar me kapacitet të plotë dhe po vazhdojnë më tej me përmbushjen e mandatit për të mundësuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.