​Italia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

​Italia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:13
Vjosa Osmani dhe Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando gjatë një takimi sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar angazhimin e vendit të tij për të mbështetur reformat në Kosovë dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe veprimtarinë e Kuvendit, përfshirë progresin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Postimi i plotë në Twitter:

Në një takim të frytshëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani sot shqyrtuam zhvillimet aktuale dhe veprimtarinë e Kuvendit, përfshirë progresin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Unë rikonfirmova angazhimin për të mbështetur reformat e Kosovës dhe dialogun me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat