Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 06:06
Ilustrim

- Me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit, në nderim të figurës së tij, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vendos kurorë me lule tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Varri i i futbollistit Fadil Vokrriora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00) 

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit mban konferencën për shtyp ku do të bëhet prezantimi i hulumtimit 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - Vëllimi III'. (Hotel Sirius , ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019 si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203 11:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë nënshkruan marëveshjen e koalicionit me AKR dhe PD. (Selia e LDK-së Dega në Mitrovicë, ora 12:00)

- Publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Stadiumi i kryeqytetit “Fadil Vokrri” ora 13:00)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mban konferencë për shtyp. (Terminali i Ri Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës prezanton online para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Bruksel raportin e ri hulumtues “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”. (https://us02web.zoom.us/j/87217817912, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal te Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për rishikimin e buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat