Kryeministri Hoti takohet me kryetarin e OVL – UÇK

Aktuale

Kryeministri Hoti takohet me kryetarin e OVL – UÇK

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:02
Avdullah Hoti dhe Hysni Gucati

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti është takuar sot me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria.

Në këtë njoftim thuhet se Hoti ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare derisa shkruhet se i njejti është zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.

“Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat