Takohen Rakiq e Apostolova, flasin për situatën politike dhe luftën ndaj Covid-19

Aktuale

Takohen Rakiq e Apostolova, flasin për situatën politike dhe luftën ndaj Covid-19

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:46
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, është takuar me shefen e zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesen Speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Bëhet e ditur se në takim është  diskutuar për situatën aktuale politike, strategjinë e ardhshme për zhvillim ekonomik, luftën kundër pandemisë aktuale me COVID-19 dhe pasojat të cilat kanë ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë regjionin.

Zëvendëskryeministri dhe ambasadorja pohuan se vazhdimi i dialogut është i rëndësisë së veçantë për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e mëtejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat