Nisin hetimet për kërcënimin që iu bë mikrobiologut Lul Raka dhe familjes së tij

Aktuale

Nisin hetimet për kërcënimin që iu bë mikrobiologut Lul Raka dhe familjes së tij

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:43
Lul Raka

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin e kërcënimit ndaj Mikrobiologut Prof. Lul Raka. Raka u kërcënua me jetë nga një qytetar përmes një mesazhi në Facebook. E rasti tashmë është hapur në stacionin policor të Kaçanikut. Kjo e fundit e ka intervistuar Rakën mbrëmë rreth orës 20:00. E pak orë më vonë, vet Raka ka publikuar mesazhin e qytetarit emrin e të cilit e ka mbuluar.

Kërcënuesi i ka kërkuar Rakës që të mos rekomandojnë karantimin për shkak të pandemisë Covid-19 duke thënë se nëse ndodhë kjo do ta pësojë ai e familja.

Atë person tashmë është duke e hetuar policia rajonale e Kaçanikut. Këtë lajm e ka konfirmuar majori Muhmetali Hajdini.

“Mbrëmë rreth 20:00 është paraqit ankuesi. Rastin e ka paraqitur si kërcënim. Hetuesit janë duke e trajtuar çështjen. Ka qenë doktori Lul Raka ai i cili e ka paraqit rastin. E kemi njoftu prokurorin kujdestar. Ka autorizu që të fillohen hetimet. Më këtë rast po merret satacioni policor në Kaçanik”, ka deklaruar Hajdini.

E në mesazhin kërcënues që e ka marrë Raka shkruhej: “O maxhup me bo me na shti në karantinë, kom me të kall për së gjalli me krejt familjen”, i ka shkruar ky qytetar Rakës në mesazhin privat.

Pas publikimit të këtij mesazhi profesori ka marr shumë komente përkrahëse nga qytetarët duke dënuar mesazhin kërcënues ndaj tij.

Për rastin ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës. OMK ka shprehur shqetësimin për kërcënimin e Rakës, për të cilin ka thënë se është një nga profesionistët më meritor në luftën kundër pandemisë Covid-19.

“Ky kërcënim duhet të jetë shqetësim jo vetëm për komunitetin mjekësor, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, shëndeti i të cilëve është në duar të profesionisëve tanë shëndetësor, të cilët po bëjnë të pamundurën në luftën kundër virusit edhe duke marr parasysh kushtet e punës”, thuhet në reagimin e OMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat