Vjosa Osmani kujton çlirimin e Prishtinës: Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica

Aktuale

Vjosa Osmani kujton çlirimin e Prishtinës: Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica

Nga: M.H Më: 11 qershor 2020 Në ora: 09:44
Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në facebok ka kujtuar 21 vjetorin e çlirmit të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, transmeton “Bota sot”.

Osmani shprehët që liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica dhe dëshmroët ishin ata që ndihmuan Kosovën sot të jetë e çliruar gjithmonë duke pasur mbështetjne e forcave të Aleancës Veri-Atlantike.

Postimi i plotë

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.

Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.

Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat