Kryeministri Hoti: Situata është alarmante, mund t’i kthejmë masat e izolimit

Aktuale

Kryeministri Hoti: Situata është alarmante, mund t’i kthejmë masat e izolimit

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 19:20
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Pas konfirmimit të 58 rasteve me Covid-9, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në rast se numri i rasteve të infektuar me koronavirus rritet, atëherë do të kthehen masat restriktive. Për këtë Hoti tha se ekonomia e vendit do të kolapsojë.

Në të njëjtën kohë, si shkak i mosrespektimit të masave gjatë ditëve të fundit, ministria e arsimit ka vendosur që të mos mbahen orët plotësuese për klasat e nënta.

I pari i ekzekutivit në një konference për media, ka bërë apel që qytetarët të jenë të kujdesshëm, meqë sipas tij, situata është alarmante.

Hoti: Nëse nuk respektojmë masat, ne jemi të detyruar të kthejmë masat

"Situata është alarmante, nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar të kthejmë masat që kanë qenë më herët, për të mbrojtur jetën e qytetarit. Unë bëjë apel tek secili qytetarë që të na ndihmojnë ta kalojmë sa më lehtë këtë. Ky rezultat i shkëlqyeshëm që është arritur me institucionet shëndetësore, mos ta gjuajmë poshtë tani me pakujdesinë", u shpreh Hoti.

Hoti ka komentuar edhe tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në 15 vjetorin e themelimit të saj dhe 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Hoti: Kam frikë që ai tubim i shkel udhëzimet e institucioneve shëndetësore

"Tubimet e tilla janë plotësisht e drejtë demokratike për të shprehur çfarëdo opinioni, por nuk duhet të bëjmë asnjëherë në kundërshtim me udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Kam frikë që sot ai tubim i shkel udhëzimet e institucioneve shëndetësore", ka deklaruar Hoti.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha pas një angazhimit të ekspertëve për mbrojtjen nga përhapja e këtij virusi, tani më situata e krijuar tregon se duhet të jenë më i kujdesshëm, në mënyrë që situata mos të dal nga kontrolli.

Zemaj: Do të ketë masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë masat

"Do të kalojmë në një fazë të re të respektimit të manualit duke angazhuar të gjitha kapacitetet që i ka Republika e Kosovës dhe njëherit nëse detyrohemi të ritheksojmë që institucionet publike edhe ato private do të kenë masa të ndëshkimit sepse nuk na lejohet rrugë tjetër në çfarëdo forme apo situate", ka thënë Zemaj.

Pas konfirmimit të 58 rasteve me koronavirus, ministri i Arsimit, Ramë Likaj tha se mësimi plotësues për klasat e nënta duhet të ndërpritet për shkak të mos të respektimit të masave.

Likaj: Kemi vendosur që mësimi plotësues për klasat e nënta të ndërpritet

"Edhe përkundër përgatitjeve jashtëzakonisht të madhe dhe ndihmës që kanë dhënë drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, prindërit dhe institucionet tjera, megjithatë informatat nga terreni na kanë treguar që masat mbrojtëse nuk janë duke u respektuar sa duhet. Dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, stafit mësimor por edhe gjithë qytetarët e Kosovës, kemi vendosur që mësimi plotësues për klasat e nënta në javën e dytë të ndërpritet deri në masat tjera për te cilat do të ju lajmërojmë me kohë", ka theksuar Likaj.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka njoftuar se vetëm sot janë identifikuar 58 raste me koronavirus.

Rastet aktive ai tha se janë në Viti, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Prizren. Ramadani ka bërë të ditur që këto raste të ifeksionit janë raste kontakti.

Ramadani: 58 raste pozitive me Covid-19

"Sot ne kemi regjistruar në laboratore 58 raste pozitive me Covid-19. Që paraqet një rritje të rasteve në krahasim me ditët e kaluara, ku ju keni parë që kemi pasur të regjistruara 29 raste, 6 raste dhe 58 raste. Pra kjo jave është një rritje e numrit të rasteve. Që për neve si institut ka paraqitur brengë ehe për institucionet shëndetësore shyetërore", ka deklaruar Ramadani.

58 rastet e paraqitura sonte me koronavirus, janë si shkak i pakujdesisë së qytetarëve.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët që pas lehtësimit të masave, të vazhdojnë me respektimin e masave, meqë virusi është prezent. Naser Ramadani ka bërë të ditur se sot kanë përfunduar një manual që udhëzon se si duhet sillen qytetarët pas lehtësimit të masave, ku edhe do të angazhohen 200 profesionistë shëndetësorë që do të mbikëqyrin çdo institucion privat e publik se sa po zbatojnë këto masa.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata me koronavirus në Kosovë është alarmante, pasi sot janë lajmëruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.

Ai tha se ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve dhe nëse ky trend i mos-respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së vazhdon, atëherë mund të kthehen masat e izolimit.

“Më lejoni që t’iu drejtohem qytetarëve të Kosovës t’iu apeloj për kujdes. Po bëhet punë kolosale për ta sjellë situatën nën kontroll me masa ekstreme të izolimit që na kanë kushtuar si ekonomi. Kjo pandemi ka marrë jetë njerëzish, janë lehtësuar masat javëve të fundit dhe kanë sjellë këtë rezultat ditët e fundit. Situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi t’i respektojmë masat, atëherë do t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Bëj apel tek secili qytetar, ky rezultat që është arritur, nuk duhet të hidhet poshtë me pakujdesi, ne duhet të kthehemi në jetën e përditshme por është tepër e rëndësishme të respektohen udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë.”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat