Konjufca, Bajqinovci dhe Kryeziu në Llap për t’i dhënë mbështetje Bulliqit dhe për të inkurajuar peticionin

Aktuale

Konjufca, Bajqinovci dhe Kryeziu në Llap për t’i dhënë mbështetje Bulliqit dhe për të inkurajuar peticionin

Nga: D.RR Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:14
Konjufca, Bajqinovci dhe Kryeziu në Llap për t’i dhënë mbështetje Bulliqit dhe për të inkurajuar peticionin

Zyrtarët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Mefail Bajqinovci dhe Taulant Kryeziu kanë qëndruar sot në qytetin e Podujevës për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të kësaj komune, Shpejtim Bulliqit dhe për t’i inkurajuar qytetarët llapjanë që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje.

Bajqinovci ka shkruar se atje pati një interesim të lartë të qytetarëve për peticionin, teksa ka thënë se në Llap do të fitojë Shpejtim Bulliqi, madje edhe bindshëm.

Postimi i tij i plotë:

Bashkë me Glaukun dhe Taulantin sot vizituam aktivistët e e qendrës dhe pikën e nënshkrimit të peticionit në Podujevë.
Interesim i lartë i qytetarëve për ta nënshkruar peticionin i cili është mjet në dispozicion të qytetarëve për të deklaruar vullnetin e tyre politik, të nëpërkembur nga partitë humbëse e institucionet e kapura të shtetit. Së bashku me neve ishte edhe kryetari i ardhshem i Besianës- Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi përkrahja për të cilin po zgjerohet gjithandej Llapit. Do të fitojmë në Llap, e do të fitojmë bindshëm, më shumë se i PLAN'i bashkë, në nivel të Republikes për ta rrënjosur ndryshimin e madh që populli ynë e pret e kërkon tash e më shumë se një dekadë. Lëvizja është infrastruktura që e mundëson çkapjen e shtetit dhe ja sjellë popullit të drejtat e tij të mohuara nga klane oligarkike të partive të vjetra të cilat janë bashkë tash e shumë kohë, për ta ruajtur plaçken e vjedhur. Ata i ka bërë bashkë hajnia, ndërsa neve na ka bërë bashkë me popullin ideali për çlirim nga vjedhja e abuzimi. Prandaj sot, jemi më shumë se ata të gjithë së bashku.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat