Deputetja e PDK-së kërkon nga Qeveria trajtim të barabartë për komunitetet joshumicë

Aktuale

Deputetja e PDK-së kërkon nga Qeveria trajtim të barabartë për komunitetet joshumicë

Nga: M.H Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:23
Ariana Muslio-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi, përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me një takim virtual të organizuar nga NDI Kosovo me temë “Komunitetet joshumicë (pas)pandemisë”.

Në këtë temë u bisedua në lidhje me kujdesin që duhet të ketë qeveria në lidhje përkujdesja shëndetësor dhe përkrahje me ushqim e higjenë, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë

Komunitetet në Kosovë, e sidomos komuniteti RAE është më i rrezikuari gjatë pandemisë Covid-19. Ata përballen me nevoja elementare të ushqimit, higjienës dhe përkujdesjes shëndetësore.

Gjatë këtij takimi virtual të organizuar nga NDI Kosovo me temë “Komunitetet joshumicë (pas)pandemisë” e theksova dallimin që është duke u bërë ndërmjet komuniteteve jo-shumicë. Ekziston dallim i madh i kujdesit shëndetësor dhe përkrahjes ndërmjet komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joshumicë në Kosovë. Ky trajtim është i pabarabartë dhe i padrejtë.

Qeveria duhet të kujdeset që të mos bëjë dallime kur është në pyetje përkujdesja shëndetësore dhe përkrahja me ushqime dhe higjienë për këta qytetarë. Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj, për edhe atë arsye secili nga komunitetet e kanë një yll në flamur, sepse të gjithë jemi të barabartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat