Shtohen rastet me koronavirus, Klinika Infektive në gatishmëri

Aktuale

Shtohen rastet me koronavirus, Klinika Infektive në gatishmëri

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 00:54
Arben Vishaj

Infektologu Arben Vishaj ka dhënë detaje rreth situatës me të cilën ata po përballen në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se dy pacientë me Covid-19, janë në gjendje të rëndë.

”Aktualisht në Klinikën Infektive kemi 55 pacientë. Prej tyre kemi 15 me oksigjenoterapi, dhe dy të tjerë janë të hospitalizuar në mjekimin intenziv”.

”Është një shifër e lartë por nuk është më e larta. Ne tani kemi 55 pacientë të konfirmuar, por mund të themi se në tre ditët e fundit kemi pasur një fluks më të madh, për dallim që ditëve më parë nuk e kemi pasur një gjë të tillë”.

Nëse vazhdohet me rritje të rasteve, sa është e manaxhueshme situata, a ka Klinika Infketive kapacitete për shifra më të larta?

”Klinika Infektive ka një kapacitet prej 120 shtretër, dhe aktualisht jemi në limitin e sipërm të kapaciteteve tona. Por ajo që mund ta them është përkushtimi i stafit mjekësor në përballje me këtë sfidë kaq të rëndë”.

”Kemi një përkushtim dhe dedikim tanë me punën me pacientë, ndërsa sa i përket kapaciteteve Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e kanë politikën e vet dhe e kanë parapa besoj planifikimin rreth kësaj gjendje”.

”Çdo repart ka stafin e mjaftueshëm të mesëm, por sidoqoftë është e përballueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat