Këshilltari i Thaçit i reagon Haki Abazit

Aktuale

Këshilltari i Thaçit i reagon Haki Abazit

Nga: A.SH Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:15
Adil Behramaj

Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj akuzave të ish-zëvendëskryeministrit, Haki Abazi se Kryetari i shtetit po punon për ndarje të Kosovës.

“Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta që dikur thirreshin në bashkimin e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, tash kur shqiptarët u qetësuan dhe e kuptuan që vetëm bashkim mund të ketë – jo ndarje, risi na qenka përpjekja e tyre për t’i shqetësuar popujt e tjerë, duke e trumbetuar edhe shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës.”, ka shkruar Beharamaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Behramajt:

Me t’u ngjitë Haki Abazi është gati si me t’u ngjitë zgjebja. Pareshtur flet për ndarje, por si parazit i jashtëm nuk të ndahet dot pa e trajtuar. Ekziston një fatmirësi dhe një fatkeqësi në këtë mes. Efekti i llomotitjes së tashme të tij është i njëjtë me efektin e zgjebes dhe ka vetëm kruajtje dhe skuqje, që fatmirësisht lehtësisht kurohen. Fatkeqësia është që shqiptarët gjithandej Kosovës dhe rajonit deri më tani ishin viktima të shqetësimeve publike për ndarje, që këta i kanë ngrehur me retorikën e tyre politike. Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta që dikur thirreshin në bashkimin e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, tash kur shqiptarët u qetësuan dhe e kuptuan që vetëm bashkim mund të ketë – jo ndarje, risi na qenka përpjekja e tyre për t’i shqetësuar popujt e tjerë, duke e trumbetuar edhe shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Për Hakiun dhe kolegët e tij që dikur thirreshin në bashkimin kombëtar, nëse Lugina e Preshevës do bashkohej me Kosovën, nuk është për t’u çuditur më edhe sikur të shqetësoheshin për ndarjen e Serbisë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat