Aksident me pesë të lënduar në rrugën Prishtinë-Pejë

Aktuale

Aksident me pesë të lënduar në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Pejë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti kandodhur rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Pejë përkatësisht në fshatin Broboniq. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lëndimeve të pesuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha zëdhënësi Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat