Aktgjykimi ndaj Darko Tasiq shpallet më 22 qershor

Aktuale

Aktgjykimi ndaj Darko Tasiq shpallet më 22 qershor

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:24
foto nga vendi ngjarjes

Gjykata Themelore në Prizren sot do të jep fjalën përfundimtare ndaj Darko Tasiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Procesi i gjyqësor ndaj tij ka filluar para dy viteve.

Ai akuzohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile në Krushë të Vogël dhe të Madhe.

Tasiq në fillim të procesit ishte deklaruar i pafajshëm.

Ai është mbrojtur në heshtje.

I akuzuari kishte jetuar deri në vitin 1999 në fshatin Krushë së bashku me familjen e tij.

Sot banorët e Krushës së Madhe kanë organizuar duke kërkuar drejtësi ndaj krimeve që janë bërë në këtë fshat.

Prokurorja e rastit Drita Hajdari në seancën e sotme ku do të jepet fjala përfundimtare, ka folur lidhur me provat e siguruar për rastin në fjalë.

Hajdari tha se gjithçka ka qenë e planifikuar për krimet e bëra në Krushën e Madhe dhe të Vogël.

Ajo tregon se dëshmitarët rrëfyen se si forcat serbe i vranë burrat dhe i asgjësuan kufomat e të vrarëve, duke i hedhur në lumin Drin.

Prokurorja deklaroi se në disa raste ka marrë pjesë edhe i akuzuari Darko Tasiq, si pjesëtar rezervë i policisë.

Tutje ajo theksoi se deshmitarët e kanë parë Tasiqin duke plaçkitur pronën e familjes Hajdari.

Këta të fundit sipas Hajdarit, kanë parë që Tasiq me vëllaun e tij edhe disa persona që janë afruar tek kamionat e familjes Hajdari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat